Berisha: Rregjistrimi i pasurive me rëndësi

Në konferencën e zhvilluar për rregjistrimin e tokës, ku ishin të pranishëm kryeministri Berisha, ambasadori i OSBE-së, dhe ai i BE-së, është folur për rëndësinë e këtij projekti.
Kryeministri Berisha ka theksuar se po bëhen përpjekje për finalizimin e këtij regjistri, brenda muajit maj të vitit 2013. Ndërsa në fjalën e tij, ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth theksoi se regjistrimi duhet të jetë transparent. Ai nënvizoi gjithashtu se përcaktimi i të drejtës së pronës është përgjegjësi eksluzive e shtetit shqiptar, ku shtoi se OSBE-ja ka dhënë ndihmë teknike për regjistrimin e pronave në Shqipëri.
Edhe ambasadori i BE-së, Ettore Sequi i pranishëm në këtë konferencë nënvizoi se projekti për regjistrimin e tokës është me rëndësi për sektorin turistik të vendit. Ai shprehu mbështetjen e BE-së, për forcimin e demokracisë.