E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA pezullohen fluturimet Boeing 787

Problemet e modelit “Dreamliner” të “Boeing 787” vazhdojnë, teksa autoriteti rregullator amerikan si dhe shumë kompani aviacioni kane pezulluar fluturimet e tyre, për shkak të sigurisë.

Administrata Federale e Aviacionit urdhëroi kompanitë e aviacionit amerikan te mos përdorin për momentin aeroplanët 787, pas problemit te baterisë, qe detyroi një avion të kryente një ulje emergjente në Japoni.

Autoritetet kiliane ishin ndër të parat që reaguan, ndërkohë që dy kompanitë kryesore japoneze ndërmorën të njëjtin hap. Një sërë problemesh kanë ngritur dyshime mbi të ardhmen e modeleve 787.

Gjate javëve te fundit, “Dreamliners” kane pësuar disa incidente, përfshi rrjedhje karburanti dhe zjarre nga shkëndijat elektrike. Gjithsesi, ishte problemi me baterinë, ai që shkaktoi më shumë shqetësime.

Administrata Federale e Aviacionit tha se aeroplanet duhet të tregojnë siguri, mbi të gjitha nga bateritë, përpara se fluturimet të nisin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›