Tirane plagoset me thike 22 vjecari
Ka mjaftuar një grindje e çastit që dy persona të dilnin nga automjeti tip golf 2 me ngjyrë jeshile dhe të qëllonin me thikë 22 vjeçarin Erjon Lila. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Tiranë në rrugën “Siri Kodra”, pranë banesës së Lilës. 22 vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak, ku mjekët nuk garantonin për jetën e të riut.
Policia arrestoi pak orë më pas njërin nga autorët e plagosjes, i cili është Sherif Lata dhe shpalli në kërkim autorin tjetër Besard Lata.
Sipas policisë dyshohet se ngjarja e ka zanafillën nga një grindje të çastit në rrugë, ndërsa sipas të njëjtave burime 22 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur. Policia raportoi se ka shoqëruar disa persona, ndërsa po kërkohej mjeti tip golf 2, me ngjyrë jeshile e timon në krah të kundërt.