Greqi, jep dorëheqje edhe Zëvendës.ministri për tregti detare i Greqisë

Zëvendësministri për tregti detare i Greqisë, Xhorxhe Vernicos, ofroi të martën dorëheqjen duke u bërë anëtari i dytë i kabinetit qeveritar grek që hoqi dorë nga posti i tij brenda dy ditëve të fundit. Dorëheqja thuhet se është pranuar nga qeveria.
Vernicos nuk dha arsyet për dorëheqjen, por partia kryesore opozitare Syriza kishte akuzuar atë për mbajtjen e një kompanie detare-gjë që thuhet se përbën një konflikt të interesit.
Të hënën, për shkak të problemeve shëndetësore dorëheqjen e tij e ofroi ministri i financave të Greqisë.
Kryeministri grek, Antonis Samaras, ndërkaq, është duke u këndellur nga një ndërhyrje kirurgjike në sy dhe për këtë shkak nuk mund të marrë pjesë në një samit të liderëve evropianë që do të mbahet më vonë këtë javë.