SHBA, presidenti, shenjester atentatesh?

Si i pari kryetar shteti me ngjyre i Amerikes, mbi Obama-n ekziston frika e atentateve, frike qe u pa edhe ne Chicago, ku nje xham i trashe antiplub ndante Presidentin e porsazgjedhur me turmen prej qindra mijera vetesh qe ishin mbledhur per te festuar.
Naten e 4 nentorit duke u gdhire e merkure, forcat e sigurise kishin rrethuar si asnjehere tjeter Chicago-n dhe pas nje angazhimi kaq masiv qendronte frika per jeten e Obama-s.
Kreret e forcave te sigurise thone se vete Obama dhe familja e tij nuk e kane kuptuar qarte se ne cfare masash sigurie duhet te jetojne qe prej ketij momenti dhe deri ne fund te mandatit.
Obama eshte i pari president dhe komandant i forcave te Armatosura me ngjyre dhe rrezikon te kthehet ne nje shenjester te atentateve.
Dhe ne fakt, forcat e sigurise mendojne se mes Obames dhe Kennedy ka dicka te ngjashme, ndaj ata duhet te japin maksimumin per te ruajtur jeten e presidentit.