E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Reformim sistemit financiar

Krizes financiare globale i eshte kushtuar edhe samiti i udheheqesve te Bashkimit Europian, i cili ishte edhe nje hap pergatitor per samitin global qe do te zhvillohet ne Washington.

Vendimi i perbashket i lidereve te BE-se ishte nevoja e nje reformimi te shpejte te sistemit financiar nderkombetar.

Presidenti i KE-se, Hose Manuel Barroso u shpreh se Samiti shenoi nje moment kyc dhe se samiti i Washintonit nuk duhet te deshtoje.

Gjermania frenoi entuziazmin e presidentit francez Nicolas Sarkozy dhe nuk pranon nje qeveri te perhershme evropiane.

Nga ana e tij kryeministri britanik, Gordon Brown shprehu besimin se SHBA do te bashkepunoje ngushte me BE-ne edhe pse ky bashkepunim mund te mos jete i thjeshte per Berlusconi-n.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›