E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA proteste per ndryshimet klimaterike

Me pankarta në duar me mijëra persona kanë mbushur rrugët e Uashingtonit .

Mijëra demonstrues mbajtën një marshim me kërkesën për të nxitur Presidentin amerikan Barack Obama për të ndërmarrë masa mbi çështjet e ndryshimeve klimatike.

Protesta u organizua nga grupe kombëtare për mbrojtjen e mjedisit.

Demonstruesit, kundërshtuan ngritjen e tubacionit Keystone XL, i cili do të dërgojë naftë bruto nga perëndimi i Kanadasë në rafineritë dhe portet në Texas, SHBA.

Ata kërkuan gjithashtu që SHBA të vendosë standarde për emisionet e dioksidit të karbonit në termocentralet që operojnë në mbarë vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›