E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia ceke nis hetimet per CEZ

Policia çeke ka nisur hetimin e investimit të CEZ në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia  Reuters, sipas së cilës policia kundër korrupsionit po heton katër marrëveshje të grupit energjetik. Përfshirë këtu edhe investimin e CEZ-it në Shqipëri. Zëdhënësja e CEZ, Barbara Pulpanova tha për Reuters se policia ka nisur të mbledhë informacione që prej më shumë se një viti në lidhje me këto marrëveshje.

“I kemi dhënë vazhdimisht informacionet e kërkuara policisë”,- tha Pulpanova, por pa dhënë detaje të mëtejshme. “CEZ mund të humbasë deri në 200 milion euro nga investimi i tij në Shqipëri dhe e ka cuar cështjen në arbitrazh, kundër shtetit ballkanik”-raporton Reuters. Lajmi konfirmohet edhe nga Fox Neës, agjenci e cila citon një tjetër zëdhënës të grupit çek, Ladislav Kriz. Ky i fundit konfirmon se në 6 javët e fundit policia çeke ka kërkuar informacione specifike lidhur me transaksionet e kryera nga CEZ. 

Në hetimin e policisë çeke është gjithashtu shitja e 50 % të aksioneve të minierës së qymyrgurit Mibrag në Gjermani dhe marrëveshja për furnizimin e magazinave në impiantin e energjisë bërthamore Temelin të CEZ lidhur me dyshimet për shkelje të ligjeve të prokurimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›