E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA qellohet kongresmenia

Një ngjarje e rëndë u shënua në Arizona të Shteteve të Bashkuara.

Një person i armatosur goditi 17 persona, 5 prej të cilëve humbën jetën ndërsa 12 të tjerë u plagosën. Tragjedia merr permasa të tjera kur në qendër të saj është anëtarja e Kongresit, demokratja Gabriel Gifords, e cila u qëllua në kokë, ndërsa zhvillonte një takim në Tukson të Arizonës.

Pak orë pas ngjarjes erdhi edhe deklarata e Presidentit amerikan, Barak Obama, i cili e përshkroi si një tragjedi të pashpjegueshme e të pakuptimitë.
 
Mes viktimave, një gjykatës federal dhe një vajzë 9 vjeç.
 
Gabriel Gifords u shtrua në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale. Pavarësisht se gjendja mbetet kritike, mjekët u shprehën optimistë.

Gifords, bashkëshortja e astronautit Mark Kelli, po zhvillonte një takim me zgjedhësit, përpara një qendre tregtare në pjesën verilindore të Tuksonit.

Një person i armatosur me pistoletë iu afrua gruas, derisa qëndroi 1 metër larg saj duke bërtitur fjali të pakuptimta dhe më në fund duke qëlluar Gifords. Siç treguan dëshmitarët, ai më pas ka nisur të zbrase si i çmendur armën.

Personi i dyshuar si autori i ngjarjes, 22-vjeçari Xhered Llogner, u arrestua.
 
40-vjeçarja Giford ishte përfshirë në listën e kundërshtarëve të Sarah Pejlinit, që ajo kishte vendosur t’i mposhte politikisht, të cilët i cilësonte përgjegjës pas miratimit të reformës aq të debatueshme shëndetësore në SHBA. Pejlin shprehu keqardhjen për këtë ngjarje të rëndë.

Gifords u zgjodh për herë të parë si anëtare e Kongresit në vitin 2006 dhe më pas u rizgjodh për të tretën herë Nëntorin e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›