E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA republikanet kerkojne unitetin

Prej muajsh republikanët në Kongresin amerikan janë të përçarë, përçarje që kulmin e arriti gjatë votimit të ligjit për mosrritjen e taksave, që shmangu atë që analistët e quajtën “gremina fiskale”.

“Greminë fiskale” u quajt efekti që do të pasonte në ekonominë amerikane, rritja e taksave dhe ulja e shpenzimeve të qeverisë, që sipas ekspertëve do të zhyste më thellë në krizë ekonominë më të madhe në botë.

Paketa fiskale e propozuar nga Obama e që u votua në ditën e parë të këtij viti, shmangu këtë efekt. Kalimi i saj në Kongres nuk mund të bëhej pa vota nga republikanët që në Dhomën e Përfaqësuesve kanë mazhorancën.

Disa prej kongresmenëve dhanë votën pro për paktin fiskal, por kjo votë pro rezultoi me përçarje të thellë. Ata u ndanë në dy kampe kryesore, pro dhe kundër. Të fundit akuzuan të parët se po mbështesnin Obamën dhe politikat e gabuara ekonomike të tij.

Për t’i dhënë fund kësaj përçarjes, republikanët dio të mblidhen në Williamsburg për dy ditë me radhë pa praninë e mediave në një kongres që synon rikthimin e unitetit para se të propozohet për miratim në Kongresin amerikan, ligji i Obamas për rritjen e tavanit të borxhit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›