E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove bisedimet per pasaportat biometrike

Përfaqësues të kompanisë austriake OEsD kanë kërkuar zyrtarisht të enjten që negociatat për zgjedhjen e kontesteve të kontratës për prodhimin e pasaportave biometrike të shtyhen edhe për 15 ditë.

Në kërkesën e kompanisë thuhet se kanë nevojë të konsultohen me ekspertë të Bashkimit Europian.

Ndërkohë komisioni përkatës i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka vendosur që këtë kërkesë ta pranojë pjesërisht, sipas nenit 16.1 të kontratës për zgjedhje miqësore të mosmarrëveshjeve dhe që negociatat të shtyhen edhe për 7 ditë, pra deri më 23 janar të këtij viti.

Ministria e Punëve të Brendshme siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se pavarësisht rezultateve të negociatave që pritet të bëhen, procesi i prodhimit të pasaportave do të vazhdojë normalisht.

Në ditët e para të muajit dhjetor, u përfol për korrupsion në procesin e pajisjes me këto pasaporta për qytetarët e Kosovës. EULEX-i nisi hetimet për rastin në fjalë dhe në pranga përfundoi pronarja e një firme ndërmjetësuese e cila akuzohet për shpërdorim të 1.4 milion euro.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›