E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA rrit sigurine e dokumentave sekrete

Shtetet e Bashkuara do te ndryshojne procedurat per mbrojtjen e dokumentave te fshehta. Vendimi eshte marre pas rrjedhjes masive te informacionit te publikuar nga faqja ne Internet Wikileaks.

Administrata amerikane ka urdheruar agjensite shteterore qe te rishikojne procedurat per mbrojtjen e informatave te fshehta pas publikimit te mijera dokumentave te Departamentit te Shtetit nga faqja WikiLeaks.

Drejtori i Zyres per Administrate dhe Buxhet Xhejkob Li tha se pamundesia e agjencive per ti ruajtur informatat e besueshme eshte e papranueshme dhe nuk do te tolerohet.

Edhe Pentagoni nga ana e tij ka bere te qarte se do te rrise sigurine ne kompjuteret e tij ne menyre qe te parandalohet nje rrjedhje e tille informacioni.

Autoritetet Federale njoftuan sot se kane hapur hetim kriminal ndaj Wikileaks-it per zbulimin e qindra mijera dokumenteve te klasifikuara theksoi Departamenti i Drejtesise pasi publikimi i dokumenteve vuri ne veshtiresi per tu pergjigjur diplomatet anekend botes.

Ish-anetari i Forcave amerikane Bradly Maning eshte i dyshuari i pare. Para publikimeve te dokumenteve pee Irakun Maning mbahej ne burg per publikimin e videos e cila shfaq forcat amerikane tek godasin nga ajri dy gazetare edhe pse ajo ishte e klasifikuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›