Kosove marreveshje per sherbimet ajrore zviceriane

Ministri i Transportit dhe Poste-Telekomunikacionit Fatmir Limaj dhe ambasadori i Zvicres ne Kosove Lukas Beglinger do te nenshkruajne sot marreveshje dypaleshe ne lidhje me sherbimet e rregullta ajrore mes Kosoves dhe Zvicres.
Kjo marreveshje thuhet te jete ne perputhje me frymen liberale te tregut te lire dhe mundeson liri te pakufizuara trafiku per kompanite e rregullta ajrore te te dy vendeve.
Behet e ditur se udhetaret do te kene mundesi me te medha fluturimi midis Kosoves dhe Zvicres me cmime me te lira dhe pa ngritje te paarsyeshme te cmimeve gjate sezonit veror.