SHBA sanksione kompanive që furnizojnë Iranin me benzinë
Dhoma e përfaqësuesve në Kongres aprovoi mbrëmë këtë nismë me 412 vota. "Duhet të përdorim të gjitha instrumentet që disponojmë, nga diplomacia te sanksionet, për të bllokuar rrugën e Iranit drejt bërthamores", deklaroi kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi.
Ligji duhet të godasë të gjitha kompanitë ndërkombëtare që e furnizojnë Iranin me benzinë, që furnizojnë anijet transportuese ose që e mbulojnë transportin me siguracion.
Teherani, për shkak të mungesës së rafinerive në vend, është i detyruar të importojë rreth 40 për qind të nevojave për lëndë djegëse.