Rama në Berat: Në 2010 do të largojmë këtë qeveri
Para një grupi protestuesish Rama ka përsëritur edhe një herë frazën e njohur ndaj Berishës: Hap kutitë, ose largohu!
Kreu socialist tha më tej se opozita do të jetë në “luftë” me korrupsionin qeveritar, duke e akuzuar atë për konflikt interesit. “Pushteti po rrit presionin ndaj opozitës. Por ai shton vetëm vendosmërinë tonë”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se viti 2010 do të jetë viti i ndarjes me këtë pushtet, ndërsa do të jetë viti i kthimit të Atdheut qytetarëve. “Në vitin 2010 do të kthejmë votën e lirë. Ne do të kërkojmë me forcë të drejtën tonë, me anë të protestave për të larguar këtë qeveri”, nënvizoi Rama nga Berati.