E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, sanksione ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se kanë vendosur sanksione kundër “shtatë njësive të huaja ekonomike”, në kuadër të përpjekjeve për të ndaluar ambiciet bërthamore të Teheranit.  Sanksionet godasin dhe Kompaninë e Venezuelës për naftë.

Zëvendës sekretari i Shtetit, Xhejms Stainberg, tha se masat e reja kanë për qëllim të pengojnë Iranin nga zhvillimi i sektorit të energjisë, e cila përdoret për shtyrjen përpara të programit atomik.

Të hënën edhe Bashkimi Evropian ka forcuar sanksionet e sajë ndaj Iranit, duke shtuar në “listën e zezë” mbi 100 kompani iraniane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›