SHBA sanksione shtese Iranit

Senati Amerikan miratoi njezeri sanksionet e reja ekonomike ndaj Iranit, pavaresisht paralajmerimeve se nje levizje e tille, vjen me pasoja. Masat marrin me se shumti ne shenjester industrine e naftes se Republikes Islamike.
100 pro dhe asnje kunder ishte rezultati i votimit per sanksionet qe ndalojne ne tregun amerikan çdo biznes apo institucion financiar, i cili ka lidhje me Bankën Qendrore të Iranit. Perpara se te shnderrohet ne ligj, iniciativa duhet te marre edhe driten jeshile te Dhomes se Perfaqesuesve e ne fund, firmen e presidentit Obama, i cili shprehet skeptik.
Per Shtepine e Bardhe, sanksionet mund te demtojne aleatet e te dobesojne mbështetjen ndërkombëtare SiriaOKB, Këshilli i Sigurimit mblidhet për SirinëSiri, opozita bashkohet me ushtrinë e rebelëveSiri, betejë mes ushtarëve dhe dezertorëve për përpjekjet kundër programit bërthamor të Iranit.Obama ne fakt eshte treguar mjaft i kujdesshem, kur flitet per masa me te rrepta ndaj Iranit, pikerisht nga frika e luhatjeve qe mund te shkaktojne ato ne tregun e naftes ne nje kohe paqartesish te medha ekonomike per shume amerikane.
Perpos kesaj, privimi i tregjeve globale nga nafta iraniane mund te coje ne nje rritje te menjehershme te cmimit te arit te zi. Sa per Banken Qendrore Iraniane, Shtetet e Bashkuara ua kane ndaluar tashme bankave te tyre cdo lloj aktiviteti me te. Por me sanksionet e reja, te hartuara nga demokrati Robert Menendez dhe republikani Mark Kirk, edhe bankat e huaja qe bejne biznes me banken e Iranit do te perjashtohen nga sistemi financiar amerikan.
Vendimi i Senatit Amerikan pason hapin e hedhur nje dite me pare nga Bashkimi Europian, qe shtoi presionin ekonomik ndaj Teheranit me vendosjen e sanksioneve te reja qe prekin 180 zyrtarë dhe kompani te ketij vendi. Ne takimin e Brukselit u ra gjithashtu dakort për të shqyrtuar masa të tjera ndëshkuese në të ardhmen kundër transporteve të Iranit dhe sektorëve jetikë të energjisë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Blushi: Gafat e Edi Ramës
"Zhvillimet në PS, roli im në parti dhe aktualiteti politik"
Sequi: Reformat në kohën e duhur
Merkel si Sarkozy: Të ribëjmë Europën
Veriu i Kosovës, "The Guardian": BE të angazhohet për zgjidhjen
"The Independent" bën biografinë e Leka Zogut