E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB Keshilli i Sigurimit mblidhet per Sirine


Këshilli i Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të premten në Gjenevë për të diskutuar situatën e krijuar në Siri.

Një raport i OKB-së, më parë gjatë javës, vlerësoi se autoritetet kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë shtypjes së dhunshme të protestave. Njëkohësisht, besohet se numri i atyre që kanë humbur jetën në këto ballafaqime i ka kaluar tashmë 4 mijë persona.

Gjithashtu, sipas një tjetër raporti të OKB-së, situata në Siri është duke shkarë rrezikshëm drejt një lufte civile, ndërsa gjithmone e më shumë dezertorë i bashkohen ushtrisë së rebelëve, për të luftuar kundër autoriteteve.
SiriaSHBA, sanksione shtesë IranitSiri, opozita bashkohet me ushtrinë e rebelëveSiri, betejë mes ushtarëve dhe dezertorëve
Si rrallë herë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europa dhe vendet arabe janë të bashkuara rreth domosdoshmërisë së dënimit të dhunës në Siri dhe marrjes së masave kundër saj.

Mbetet për të parë se cili do të jetë qëndrimi i aleates së madhe të Sirisë, Rusisë, e cila më parë ka hedhur bllokuar një rezolutë dhe ka kërkuar që t’i jepet fund praktikës së ultimatumeve ndaj qeverisë së presidentit Bashar al-Assad.

Sipas ekspertëve, aprovimi apo vetoja kundër e Moskës do të varet në masë të madhe nga mënyra se si do të formulohet rezoluta prej amerikanëve dhe europianëve.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Blushi: Gafat e Edi Ramës
"Zhvillimet në PS, roli im në parti dhe aktualiteti politik"
Sequi: Reformat në kohën e duhur
Merkel si Sarkozy: Të ribëjmë Europën
Veriu i Kosovës, "The Guardian": BE të angazhohet për zgjidhjen
"The Independent" bën biografinë e Leka Zogut

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›