SHBA sanksionon vajzën dhe djalin e Milorad Dodik

Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione të reja për familjen e Milorad Dodik – vajzën e tij Gorica dhe djalin Igor.
Sipas Departamentit, sanksionet u vendosën ndaj “udhëheqësit nacionalist pro-rus të serbëve të Bosnjës”, si dhe individëve dhe subjekteve të tjera të lidhura me të.
SHBA vendosi sanksione kundër Dodikut më 5 janar 2022, si dhe më 17 korrik 2017, për pengimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.
Përveç tyre, në listë është edhe restoranti “Agape” në pronësi të Goricës dhe Ivana Dodikut, kompania “Agrovoce” e cila është e lidhur me Goricën, si dhe kompania “Fruit Eco” që lidhet me Igor Dodikun dhe kompania”. Global Liberty” që lidhet me Igorin dhe Goricën.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj dy individëve dhe një rrjeti kompanish të cilët kanë kontribuar për pasurimin në mënyrë të paligjshme të liderit të serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik dhe familjes së tij.
Departamenti amerikan i Thesarit tha në një deklaratë se Milorad Dodik shfrytëzoi postin e presidencë së Bosnjes për t’iu dhënë benefite dhe para vetëm një rrjeti prej shtatë kompanish private të cilat mbikëqyren nga djali i Milorad Dodik, dhe të cilat formalisht kontrollohen nga individë besnik të Milorad Dodik.
Presidenti pro rus i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i cili prej kohësh kërkon shkëputjen e këtij entiteti nga Bosnja, tashmë është nën sanksionet e amerikane dhe britanike.
Në muajin tetor të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara sanksionuan dy fëmijët e tij të rritur, djalin Igor Dodik dhe vajzën Gorica Dodik si dhe kompanitë e tyre, duke thënë se lehtësuan korrupsionin e vazhdueshëm të udhëheqësit të serbëve të Bosnjës.
Autoritetet amerikane deklarojnë se dënojnë përpjekjet e vazhdueshme të Dodikut për të gërryer institucionet që kanë garantuar paqe dhe stabilitet, në Bosnje-Hercegovinë dhe në rajon.
/rtsh.al/