E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA shtohen masat e sigurise

Pas ngjarjes së rëndë në kantierin e Marinës në Washington, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel urdhëroi rishikimin e masave të sigurisë në të gjitha objektet ushtarake amerikane në mbarë botën. Shefi i Pentagonit vendosi një kurorë me lule në nderim të 12 viktimave të incidentit të së hënës.

Autori i sulmit Aaron Alexis, u qëllua për vdekje nga policia rreth 30 minuta pasi hapi zjarr mbi punonjesit e bazes ne fjale. Sipas Byrose Federale te Hetimit, 34-vjeçari ka vepruar i vetëm dhe përdori një leje-hyrje të vlefshme për te hyre ne kantierin e Marines. Arsyet e gjestit ekstrem jane ende te panjohura, por policia kembengul se nuk ka ndonje prove per lidhje të këtij sulmi me terrorizmin. Autoritetet sqaruan se Alexis 34-vjeçari vuante nga paranoja e nga çrregullime të gjumit dhe trajtohej për probleme mendore. Ne muajt korrik e gusht, ai kishte punuar ne te pakten 6 baza ushtarake pa shkaktuar asnje problem. Alexis e kishte filluar shërbimin në forcat rezervë të marinës amerikane në vitin 2007 dhe u largua janarin e 2011-tes pas disa episodeve te perseritura te shkeljes së rregullave dhe arrestimeve. Para se t’i bashkohej forcave të marinës ai ishte pjesë e të paktën një incidenti tjetër. Policia në Seattle e arrestoi në vitin 2004 për të shtëna me armë zjarri në një makinë pas një grindjeje, por ne ate rast, askush nuk mbeti i plagosur. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›