E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA shton trysninë ndaj BP-së

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka trysninë ndaj gjigantit energjetik British Petrolium, për të gjetur zgjidhje që do të ndalonin rrjedhjet e naftës në Gjirin e Meksikës.

Zyrtari i Rojës Bregdetare, admirali James Watson, i ka bërë thirrje BP-së që brenda 48 orëve të identifikojë mënyra të reja për t’i kontrolluar rrjedhjet.

Në letrën e dërguar thuhet se zyrtarët amerikanë nuk janë të kënaqur me përpjekjet e deritashme të BP-së për të ndaluar rrjedhjet e naftës, që tashmë kanë prekur shumë zona të SHBA-së: Luizianën, Misisipin, Alabamën dhe Floridën.

Kjo konsiderohet të jetë katastrofa më e madhe mjedisore në historinë e SHBA-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›