E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton kërkon lirimin e disidentëve në Iran

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka shënuar përvjetorin e parë të zgjedhjeve të diskutueshme në Iran, duke u bërë thirrje autoriteteve iraniane që t’i përmbushin detyrimet e tyre ndërkombëtare dhe t’i lirojnë të burgosurit politikë, si dhe tre amerikanët që po mbahen për gati një vit pa u akuzuar.

Në një deklaratë me shkrim, Clinton tha se regjimi iranian vazhdon t’ua mohojë qytetarëve të drejtat themelore.

Një vit pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009, të cilat risollën Mahmoud Ahmadinejadin në pushtet, Clinton tha se shumë të burgosur politikë vuajnë në burg dhe se disa nga ta përballen me dënimin me vdekje, për shkak se kishin shprehur qëndrimet e tyre, në protestat që kapluan vjet Iranin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›