E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA si lëshon pe Serbisë për Kosovën

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Përparimtare serbe, Aleksandar Vuçiq vlerësoi sot, pas takimeve me zyrtarë amerikanë në Departamentin e Shtetit, se para Serbisë është një rrugë e vështirë dhe e mundimshme dhe se qeveria e re duhet të jetë e gatshme të bëjë shumëçka që nuk është popullore.

“Do të zbatojmë luftën më të ashpër kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe jam i bindur se në këtë drejtim do të kemi mbështetjen e SHBA-së”, i tha ai agjencisë Tanjug.

Mirëpo, ai theksoi se ekziston problemi i hapur i “çështjes së Kosovës”, duke vërtetuar se është bërë fjalë për Kosovën dhe Serbinë sa i përket kësaj çështje e pret rrugë e vështirë.

“Natyrisht ekzistojnë edhe çështje të rënda e të hapura rreth Kosovës dhe në marrëdhëniet bilaterale dhe kuptohet se neve, qeverisë së re, do të na nevojitet shumë guxim, trimëri dhe vendosmëri që të ballafaqohemi me gjërat”, tha ai, transmeton koha.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›