SHBA, skandal në USS Enterprise

Skandal në aeroplanmbajtësen amerikane Enterprise: Marina ka hapur një hetim mbi një seri videosh me drita të kuqe dhe imoralitet në bord.
Në imazhet e bëra publike nga faqja “Virginia Pilot” shfaqen marinare që bëjnë dush bashkë, ngacmime të rënda seksuale, masturbime të simuluara dhe batuta kundër homoseksualëve.
Videot ishin pjesë e një serie të regjistruar në Enterprise, ndërsa ushtarakët ishin në Afganistan, në 2006 e në 2007-ën.