Nesër eklipsi i parë i vitit

Nesër do të realizohet eklipsi i parë diellor për vitin 2011.
Duke filluar nga pjesa veriore e Zvicrës, eklipsi mund të shihet nga Evropa, Afrika e Veriut, Lindja e Mesme, Azia Qendrore . Gjysmë hija e Hënës në fillim do të prekë veriun e Algjerisë në 08.40 dhe më pas do të lëvizë drejt lindjes.
Në këtë vit parashikohet të realizohen dy eklipse hënore dhe 3 diellorë. Eklipsi i fundit i diellit ka ndodhur në vitin 2000, vit në të cilin u realizuan katër eklipse diellorë.