E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, sot takimi Bajden-Thaçi

WASHINGTON-Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nënpresidenti amerikan Xho Bajden do të takojë sot kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.

Takimi, sipas komunikatës për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, mbahet në orën 11:30, sipas kohës lokale të Uashingtonit.

Kryeministri Thaçi gjendet në një vizitë zyrtare në SHBA.

Një ditë më parë, ai u takua me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, nga e cila mori mbështetjen amerikane për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, si dhe për aspiratat euro-atlantike të Kosovës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›