E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarr djeg një apartament pranë rrugës së ambasadave

TIRANE-Një zjarr i fuqishëm ka rënë sot në një apartament në pallatet pranë rrugës së ambasadave në kryeqytet.
Zjarri është vërejtur në katin e katërt të një pallati dhe menjëherë banorët kanë njoftuar shërbimin e zjarrfikëseve.

Dyshohet se zjarri ka rënë në kuzhinën e apartamentit dhe konfirmohet se nuk pati të lënduar nga flakët apo tymi.

Zjarrfikësit në vendgjarje mundën të lokalizojnë flakët e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e mëtejshme të tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›