SHBA, sulm me armë në universitet, ish-profesori vret tre persona, ekzekutohet nga policia

Katër persona mbetën të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në universitetin e Nevadës në Las Vegas.
Mes katër viktimave është edhe autori i cili u gjet i vdekur pak pas ngjarjes së rëndë.
Ai është identifikuar si një ish-profesor i cili ka dhënë mësim në disa kolegje të ndryshme, por nuk dihet ende lidhja që kishte me kampusin ku ndodhi ngjarja.
Sulmi nisi rreth orës 11 e 45 me orën lokale kur personi i armatosur hapi fillimisht zjarr në katin e katërt të ndërtesës për të vazhduar edhe në katet e tjera, përpara se të vritej nga shkëmbimi i zjarrit me forcat e policisë.
Autoritetet po punojnë për të zbuluar motivin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Sulmi vdekjeprurës ndodhi në të njëjtin qytet ku nga një ngjarje e ngjashme u vranë në vitin 2017, 60 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë.
Ky është sulmi i 80 i armatosur që ndodh brenda një shkolle në SHBA për këtë vit./vizionplus.tv