SHBA, talebani proteston kundër kufizimeve për tu lutur

Talebani i lindur në Amerikë, John Walker Lindh ka dëshmuar në një gjykatë federale duke deklaruar se kufizimet e vendosura ndaj një grupi besimtarësh myslimanë ishin “absurde”.
Lindh i është bashkuar një nisme ligjore të dy të burgosurve të tjerë myslimanë, ndaj një vendimi i cili u ndalon atyre të bëjnë lutje në burgun federal në Indiana.
I riu 31-vjeçar është një nga 24 myslimanët e dënuar në këtë burg dhe po shlyen dënimin me 20 vjet për faktin se ka ndihmuar talebanët. Ai u arrestua në nëntor të vitit 2001.
Drejtori i burgut u ndaloi të burgosurve të luteshin, përveç ditës së premte dhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, pasi të dënuarit bënë një lutje duke injoruar alarmin për zjarr në vitin 2007. Gjithashtu, atyre u është ndaluar mbledhja me grupe të tjera besimtarësh.