E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA të angazhuara për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në shkallë globale

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të angazhuara për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në shkallë globale.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA në Tiranës njofton se Koordinatori Global Kundër Korrupsionit, Richard Nephew, u takua sot me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias shqiptare, për të dëgjuar perspektivat e tyre mbi luftën kundër korrupsionit dhe promovimin e transparencës në qeveri.

Në postimin në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA thekson se “Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në shkallë globale, duke përfshirë mbështetjen e organizatave që luajnë një rol të rëndësishëm monitorues”.

1 nga 4

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›