E Shtunë, 31 Tetor 2026

FT analize per zgjedhjet ne Kosove

Prestigjozja britanike Financial Times i ka kushtuar nje analize te ngjate zgjedhjeve te se djeles ne Kosove me titull Sondazhet ne Kosove tregojne rritje te partive te reja.

Albin Kurti lideri partise Vetevendosja gjithmone neper protesta merr me vete nje liber per ta lexuar me vone neper qelite e policise.

Keshtu e nis analizen FT duke pershkruar profilin dhe ngjarjet qe kane patur si protagonist Kurtin i cili nga udheheqes i nje levizjeje studentore tani ndodhet ne potizat e nje politikani me prominence.

Te djelen shteti me i ri i Ballkanit zhvillon zgjedhjet e para qe nga shpallja e pavarsise shkruhet ne vijim te artikullit ku nenvizohet fakti se grupimi zotit Kurti se bashku me partite e reja te cilat kane nje platforme elektorale te pelqyshme mund te luajne nje rol ne percaktimin e koalicionit te ardhshem.

Duke analizuar rolin e lidereve serbe pro-europiane FT veren se ata jane duke bashkepunuar por keto zgjedhje ne Kosove ngrene pyetjen se cili do te jete qendrimi qeverise se ardheshme te Kosoves pasi shumica e shqiptareve etnike i shikojne negociatat si te pakuptimta ose te demshme.

FT per Partine Demokratike te Hashim Thacit parashikon nje gare te ngushte elektorale perballe ish-partise partnere ne koalicion LDK-se.

Artikulli vazhdon duke cituar analiste kosovare te cilet mendojne se partite e reja kane mobilizuar ata qe votojne per here te pare duke i larguar ata nga suporti per zotin Thaci.

Duke cituar themeluesin e partise Fryma e Re Shpend Ahmeti kjo gazete shkruan se qeveria ka deshtuar ne kryerjen e reformave te parashtruara nga Bashkimi Europian.

FT e ka cilesuar ish-koalicionin e meparshem qeveritar si te cuditshem me perberje nga ish-ushtaret e UCK-se dhe pjesa tjeter akademiket e paraluftes qe deshtuan ne sjelljen e investitoreve te huaj gje e cila do te sherbente ne uljen e papunesise qe eshte 40.

Artikulli mbyllet duke iu referuar sondazheve te cilat nxjerrin si parti te trete forcen politike te Albin Kurtit me 20 i cili ka shprehur qendirimin e tij se nje koalicion me PDK-ne e Thacit apo me LDK-ne e Mustafes eshte gati i pamundur per momentin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›