SHBA-të në alarm udhëtimi në mbarë botën, frikë për sulme nga al-Kaeda
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një alarm global të udhëtimit për shkak të frikës nga një sulm i paspecifikuar i al-Kaedës.
Departamenti tha se sulmi është rrezik potencial, veçanërisht i fortë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
SHBA-të përgjuan komunikimet elektronike në mesin e figurave të larta të al-Kaedës, sipas zyrtarëve të cituar nga ‘New York Times’.
Vigjilenca vjen menjëherë pasi SHBA-të njoftuan dhjetra ambasadat dhe konsullatat se do të mbyllen të dielën.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se vigjilenca skadon më 31 gusht 2013 dhe ajo rekomandon qytetarët amerikanë që udhëtojnë jashtë vendit të jenë vigjilent.
“Informacione aktuale sugjerojnë se al-Qaeda dhe organizatat anëtare vazhdojnë të planifikojnë sulme terroriste, si në rajon dhe më gjerë dhe se ata mund të përqendrojnë përpjekjet për të kryer sulme në periudhën tani deri në fund të gushtit”,- tha deklarata.
Në raportin e saj, ‘New York Times’ thotë se niveli i lartë i përgjimeve është mbledhur dhe analizuar këtë javë dhe se CIA dhe Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë, menjëherë janë njohur me rëndësinë e tyre.
Dorina Bilbili/IDEA/