Zgjedhjet në Mal të Zi, përçahen partitë shqiptare
Mos bashkëpunimi në mes të partive shqiptare në Mal të Zi mund të zvogëloj nga 4 sa janë tani në vetëm dy numrin e përfaqësues të shqiptarëve në Parlament.
Megjithëse më parë është shpresuar për një koalicion të gjerë në mes të partive shqiptare tashmë duket se kjo çështje është përmbyllur.
Sipas mediave malazeze, shqiptarët do të marrin pjesë në zgjedhje më tre lista.
Me ndryshimin e ligjit zgjedhor i cili më nuk numëron zonat e banuara me shqiptarë si zona të veçanta zgjedhore por e sheh Malin e Zi si një zonë të vetme, partitë shqiptare duhet të kalojnë pragun 0.7% si edhe gjithë të tjerat për të zënë një vend në Kuvend.