SHBA-të sanksione ndaj Dodik, ministrja e Jashtme shqiptare: Mbështesim integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës

Shqipëria ka mirëpritur vendimin e SHBA, që vendosi sanksione të reja ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik. Përmes një statusi në Twitter, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, thotë se Shqipëria mbështet fuqimisht integritetin territorial të Bosnjes dhe Hercegovinës dhe kundërshton me vendosmëri çdo përpjekje për ta minuar atë dhe për të kërcënuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Ne mirëpresim përcaktimet e vendosura nga OFAC. Shqipëria mbështet fuqimisht integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës dhe kundërshton me vendosmëri çdo përpjekje për ta minuar atë dhe për të kërcënuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. E ardhmja e rajonit tonë qëndron në bashkëpunim dhe integrim, larg politikës së përçarjes dhe konfliktit”, shkruan Olta Xhaçka.