E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, të shtëna me armë, ish-ushtaraku vret 4 persona

SHBA- Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Dallas dhe Desoto të Texas-it, gjatë të shtënave me armë.
Mësohet se policia ka arrestuar një burrë si autorin e dyshuar të ngjarjes. Sipas mediave lokale bëhet fjalë për një ish-ushtarak që ndiqte ish- të fejuarën e tij.

Mësohet se mes personave që janë qëlluar ka edhe fëmijë 11 dhe 13 vjec, të dy të plagosur.

Sipas të dhënave të para, mësohet se burri ka shkuar fillimisht në shtëpinë e ish- të fejuarës, nga ku ka hapur zjarr dhe ka qëlluar 4 persona. 2 prej tyre kanë vdekur, ndërsa 2 të tjerët janë plagosur rëndë.

Pasi nuk ka gjetur në shtëpi ish- të fejuarën ai është spostuar në Desoto ku ka qëlluar mbi 4 persona të tjerë mes tyre, ish-e fejuara. Edhe gjatë këtyre të shtënave 2 persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur. Nuk dihet se mes viktimave ishte edhe e fejuara e tij.

Policia në Dallas bëri me dije se burri u arrestua teksa hiqej sikur ishte plagosur. Në hetime kontribuan edhe agjentët e FBI.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›