E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-të tërheqin ekipin e ambasadës në Damask

Departamenti i Shtetit ka kërkuar nga ekipi dytësor në ambasadën amerikane në Damask dhe familjet e trupit diplomatik të largohen nga Siria.

Kërkesa vjen në kohën kur është rritur dhuna në vend pas protestave anti-qeveritare që kërkojnë reforma.

Të hënën raportohet se forcat e sigurisë vranë 39 protestues dhe plagosën 70 të tjerë në qytetin jugor të Daras.

Grupet e të drejtave të njeriut pohojnë se 400 persona janë vrarë që nga fillimi i protestave në Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›