SHBA-të vendosin sanksione ndaj katër gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja kundër katër gjyqtarëve të tjerë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJND). Ky lajm u bë i ditur nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.
Në mesin e gjyqtarëve të sanksionuar ka shtetas kanadezë dhe francezë. Ky veprim i fundit i administratës amerikane vjen si pjesë e një qëndrimi të fortë kundër GJND-së, të cilën Uashingtoni nuk e njeh, shkruan ANSA.
Qëndrimi amerikan kundër Gjykatës është bërë i qartë në disa raste, ku zyrtarë të lartë kanë akuzuar GJND-në për shkelje të sovranitetit amerikan. Ky veprim i fundit i vendos sanksione gjyqtarëve në mënyrë individuale, duke thelluar më tej tensionet mes Uashingtonit dhe Gjykatës Ndërkombëtare.
/rtsh.al/