E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA ul papunësinë

Nga Express më 05 mars 2011 në ora 23:59

Ekonomia amerikane shtoi 192 mijë vende pune në shkurt dhe niveli i papunësisë ra pak.

Raporti i sotëm nga Departamenti i Punës tregon se niveli i papunësisë ra 0,1 % duke arritur në 8,9 %.

Ky është niveli më i ulët i papunësisë që nga fillimi i vitit 2009. Shtimi i numrit të vendeve të punës ishte në kompanitë private që punësuan 222 mijë njerëz.

Vendet e reja u krijuan në sektorët e shërbimit, të kujdesit shëndetësor dhe në fabrika.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›