E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA uron Shqiperine

Shefja e diplomacise amerikane Hilari Klinton i dergon popullit shqiptar nje urim me rastin e Dites se Pavaresise.

Sekretarja e shtetit ka pershendetur shqiptaret ne emer te Presidentit Obama dhe te popullit amerikan. Historia e miqesise dhe interesat e perbashketa mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara u konsoliduan ne Konferencen e Parisit te vitit 1919 kur Presidenti Udrou Uilson mbeshteti fuqimisht pavaresine e Shqiperise thote zonja Klinton ne deklaraten e saj.

Qe prej atehere Shqiperia ka dhene nje ndihmese te cmuar per paqen dhe sigurine ne Ballkanin Perendimor vazhdon ajo. Si partnere e NATO-s dhe si keshilltare e vendeve te tjera te Ballkanit qe aspirojne te behen anetare te NATO-s Shqiperia luan nje rol te rendesishem dhe aktiv per avancimin e integrimit dhe stabilitetit rajonal.

Kryediplomatja amerikane ritheksoi edhe nje here mbeshtetjen e fuqishme te Eumlashingtonit per anetaresimin e Shqiperise ne BE. Heqja e vizave kohet e fundit eshte sipas saj nje tregues i forte i perparimit qe vazhdon te beje vendi drejt anetaresimit te plote ne komunitetin euro-atlantik.

Jam optimiste e mbyll Klinton urimin e vet per vazhdueshmerine e partneritetit tone me Shqiperine ndersa punojme sebashku per nje te ardhme demokratike te sigurt dhe te begate per te dy popujt tane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›