E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA vazhdojne kerkimet per ish-policin vrases

Reshjet e dendura të dëborës kanë vështirësuar ditën e dytë të kërkimeve për ish policin që dyshohet se ka kryer tre vrasje në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai gjithashtu ka hedhur dhe një deklaratë në internet ku i shpall luftë të hapur policisë, pas pushimit të tij nga puna në vitin 2008. Policia e cila ka filluar të kërkojë nëpër male në një gjueti na e cila nuk kanë ndërmend të dorëzohen, edhe pse për momentin nuk ka asnjë pistë të qartë. Poliacia mendon se Dorner është i armatosur shumë rëndë dhe përbën rrezik. Një ish lejtnant në marinë, ai dyshohet se ka vrarë dhe një oficer sigurie së bashku me të fejuarën e tij, e bija e një polici në pension. Rreth 100 policë do të vazhdojnë kërkimet dhe në fundjavë me turne 12 orëshe. Kërkimet janë përqendruar në një rezortë skish, e cila vazhdon të qëndrojë e hapur pavarësisht se turistët janë lajmëruar për rrezikun që i kanoset. Gjithashtu policia ka marrë masa mbrojtëse për rreth 40 persona që mendohet se janë objektivi i tij i mundshëm. FBI ka bërë të ditur se agjentët po kërkojnë dhe në rezidencën e tij në Las Vegas. Dorner u bë pjesë e marinës në 2002-shin dhe e policisë së Los Angeles në 2005-ën. Ai u pezullua nga marina javën e kaluar dy ditë para vrasjes së policit të parë dhe të fejuarës së tij. Dorner, i cili në kolegj luante futboll, fajëson departamentin e policisë jo vetëm për pushimin nga puna por dhe për përfundimin e karrierës së tij nga marina.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›