Drogba nis aventuren ne Turqi

Qindra tifozëve të Galatasaray-t ishin mbledhur në aeroportin “Ataturk” të Stambollit për të përshëndetur Didier Drogba.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është blerja më e re e gjigandëve turq.
Me një shall të Galatasaray-t në qafë, zbarkimi i 34-vjeçarit ndezi peshë entuziazmin mes fansave.
Ata festuan me flakadanë të kuq dhe të verdhë transferimin e lojtarit nga kinezët e Shanghai Shenhua.
“Ai është një lojtar i klasit botëror. Ka qenë i suksesshëm në Angli dhe besoj se triumfet do ti përsërisë edhe këtu. Të gjithë ne tifozët shpresojmë, pasi Drogba është një prej dhjetë lojtarëve më të suksesshëm në botë”.
Drogba arriti marrëveshje 18 mujore me Galatasaray-n, në të cilën përfshihen 6 milionë euro për transferimin, 4 milionë për firmën dhe 15 mijë euro rrogë për çdo ndeshje të luajtur.
Zyrtarizimi i blerjes dhe formalizimi i kontratës pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme. Sulmuesi do të luajë edhe në Champions, ku Gallatasaray ka si kundërshtar Schalken.