E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA vendos sanksione ndaj 10 shtetasve iranianë, si organizatorë dhe zbatues të sulmeve kibernetike

SHBA zgjeron listën e sanksioneve ndaj shtetasve iranianë, të cilët dyshohet se janë organizatorë dhe zbatues të sulmeve kibernetik ndaj SHBA-së dhe vendeve të saj aleate.

Departamenti amerikan i Thesarit bëri të ditur se ka vendosur sanksione ndaj 10 shtetasve iranianë, pasi kanë kompromentuar rrjetet në Shtetet e Bashkuara, si dhe vende të tjera që nga viti 2020.

Departamenti amerikan i Thesarit shkruan se shtetasit iranianë, ndaj të cilëve u vendosën sanksione, janë pjesë e grupit IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit). Ata  kanë kërcënuar sigurinë e SHBA-së dhe të vendeve të saj aleate.

“Aktorët e Ransomware dhe kriminelët e tjerë kibernetikë, pavarësisht nga origjina e tyre kombëtare ose baza e operacioneve, kanë shënjestruar bizneset dhe infrastrukturën kritike, duke kërcënuar drejtpërdrejt sigurinë fizike dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime koordinuese me partnerët tanë globalë për të luftuar dhe parandaluar kërcënimet e ransomware, përfshirë ato që lidhen me IRGC-në”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmi dhe Inteligjenca Financiare Brian E. Nelson. 

Grupi i lidhur me IRGC përbëhet nga punonjës dhe bashkëpunëtorë të Najee Technology Hooshmand Fater LLC (Najee Technology) dhe Afkar System Yazd Company (Afkar System). Sanksionet janë vendosur ndaj: Mansour pronar, drejtor menaxhues dhe kryetar i bordit të Najee Technology. Ahmad Khatibi Aghda,  drejtor menaxhues dhe anëtar i bordit të Afkar System. Punonjësit dhe bashkëpunëtorët e tjerë ndaj të cilëve janë vënë sanksione janë: Ali Agha-Ahmadi (Ali Ahmadi); Mohammad Agha Ahmadi (Mohammed Ahmadi); Mo’in Mahdavi (Mehdavi); Aliakbar Rashidi-Barjini (Rashidi); Amir Hossein Nikaeen Ravari (Nikaeen);Mostafa Haxhi Hosseini (Mostafa); Mojtaba Haxhi Hosseini (Mojtaba); dhe, Mohammad Shakeri-Ashtijeh (Shakeri).  Treasury.gov

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›