E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA vlerëson rolin stabilizues të Shqipërisë në rajon dhe përparësimin e saj ekonomik

23-06-2013 / Gazeta 55

Investitorë të huaj, të kryesuar nga kongresmeni William Alexander, paraqesin projekte për investime në Shqipëri

Kryeministri Sali Berisha priti një grup investitorësh të huaj të kryesuar nga kongresmeni Ëilliam Alexander. Kongresmeni William Alexander e falënderoi kryeministrin Berisha, për mikpritjen në këtë kohë kaq të ngjeshur të angazhimit të tij elektoral, ndërsa e përgëzoi për rezultatet e arritura nga qeveria e tij, për integrimin Europian dhe zhvillimin shoqëror e politik të vendit. Ai tha se në SHBA, vlerësohet lart roli stabilizues i Shqipërisë në rajon si dhe përparësimi që ajo ka bërë në ekonominë e saj konfirmuar kjo edhe nga rezultatet e Shqipërisë në këtë kohë krize. “Ne jemi këtu në Shqipëri, së bashku me përfaqësues të grupeve të njohura të biznesit për t’iu paraqitur juve projektet tona, të përgatitura pas një konsultimi të kujdesshëm dhe transparent në shumë fusha të vendit, por veçmas në transport për portin e Vlorës, në energjetike dhe sektorë të tjerë”, - u shpreh kongresmeni William Alexsander. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i kompanisë De Elche inc.co z. Stojan Bakalov, i cili i prezantoi kryeministri Berisha projektet e grupeve për financimin e portit të konteniereve të Vlorës, si dhe skema të tjera financiare për projekte në energjetikë dhe ego-turizëm. Kryeministri Berisha falënderoi kongresmenin William Alexander dhe përfaqësuesit e kompanive që e shoqëronin, për vlerësimet e bëra për ekonominë shqiptare, si dhe besimin që tregojnë ndaj saj duke propozuar që të investohet në të. Kryeministri Berisha garantoi mbështetjen që qeveria shqiptare do t’i bëjë edhe në të ardhmen investimeve të huaja dhe atyre vendase me të njëjtin përkushtim dhe me intensitet edhe më të lartë. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›