E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, vret tre persona dhe veten

Ngjarja ndodhi pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme midis Denis Karter, 50 vjeç , mbi të cilin kishte një urdhër kufizimi dhe të shoqes, Dona, tha Peri Rashing, Shefi i Zyrës së Policisë në Livingston.

Në shtëpinë ku ndodhi ngjarja e rëndë ndodhej edhe një foshnjë 16-muajshe, e cila për fat të mirë nuk u lëndua gjatë të shtënave. Fëmija kishte lidhje me familjen Karter, por autoritetet nuk e dinë ende se si.

Policia u lajmërua për të erdhur në shtëpinë që ndodhet në Holden, rreth 30 milje në lindje të Baton Ruzh, rreth orës 10:30 të mbrëmjes së të shtunës. Dona Karter, 49 vjeç dhe i biri, Denis, 26 vjeç u gjetën të vdekur brenda në shtëpi. E shoqja e Denisit, Amber u plagos rëndë. Nuk dihen ende detaje nga gjendja e saj shëndetësore. Djali i tyre, Mason, 2 vjeç u gjet po ashtu i vdekur jashtë shtëpisë.

Rashing tha se autori i krimit të shumëfishtë u gjet i vetëvrarë 20 minuta pas ngjarjes, duke u përpjekur të largohej në autostradë. “Është tepër e pazakontë të ketë kaq shumë viktima. Kjo është një ngjarje që tejkalon çdo kufi të imagjinatës,”- vijoi ai.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›