Muhedini: Dule i përfshirë në qarqe antishqiptare
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini, i cili ka deklaruar se deri më tani nuk ishte bërë asnjë negociatë me Partinë Demokratike dhe se nuk ishte në dijeni se përse negociatat ishin vonuar.
“Kryesia e partisë caktoi dje grupin e negocimit me Berishën për qeverinë e re. Duam përfaqësues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian. PDI do të japë kontribut maksimal në qeverisje”, theksoi Muhedini në një intervistë për news24.
Ai ka sqaruar se për këtë parti, çëshja çame mbetet çështja kryesore dhe për këtë do të përgatiste një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë. Muhedini nuk ka lënë pas sulmuar edhe Vangjel Dulen, kryetarin e PBDNJ-së, të cilin e ka konsideruar si të përfshirë në qarqe antishqiptare, teksa i ka kërkuar ndryshimin e kursit.
“Ne nuk kemi asnjë kompleks që Dule të përfshihet në qeveri. Madje është në interes të tij të bashkëpunojë. Dule ndikon negativisht për çështjen çame”, tha më tej kreu i partisë së çamëve, duke akuzuar kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut si spekulator me çështjen e tyre.