E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA zbardhet misteri i shiut te zogjve

Shkencëtarët amerikanë dyshojnë se fishekzjarret mund të kenë qenë shkaku përse mijëra zogj ranë nga qielli mbi qytetin e Arkansasit në prag të Vitit të Ri.

Sipas shkencëtarëve, zogjtë e zinj me krahë të kuq kanë fluturuar ulët për të shmangur shpërthimet e fishekzjarreve dhe për pasojë janë përplasur me objekte të ndryshme.

Gjithësesi, është herët të thuhet se misteri është zgjidhur, pasi teste të tjera mbi zogjtë e ngordhur do të kryhen.

Autoritetet deklarojnë se mbi 3 mijë zogj ranë në rrugët e qytetit të Bibit dhe se ata pak që mbijetuan vinin vërdallë sikur ishin të dehur.

Qytetarët kanë pasur vështirësi në qarkullim dhe u është dashur që me makinat e tyre të kalonin mbi trupat e zogjve të ngordhur.

Ndërkohë, rreth 200 kliometra larg këtij vendi, në lumin e Arkansasit u gjendën 100 mijë peshq të ngordhur. Eskpertët perjashtojnë helmimin, por ende nuk dinë shkaqet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›