Krasniqi Akuzat e Marty vonojne dialogun

Presidenti i përkohshëm i Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se sqarimi i raportit të Dick Marty mund të cojë në shtyrjen e bisedimeve të pritshme me Serbinë.
Sipas Krasniqit, një gjë e tillë mund të vijë pasi institucionet kosovare do të duhet të sqarojnë pozicionin e tyre ndaj “akuzave dhe shpifjeve” të raportuesit të KiE.
Në një intervistë për të përditshmen “Koha Ditore”, Krasniqi është shprehur se për zgjidhjen e situatës së krijuar nga raporti duhet të angazhohen edhe BE dhe APKiE.
Ai ka theksuar se krimet e pretenduara nga Dick Marty nuk janë kryer nga shqiptarët dhe është shprehur i hapur për zbardhjen e tyre.
“Le ta gjejnë kush është. Edhe ne jemi të interesuar që të gjenden ata që janë të përfshirë në një nivel të tillë të krimit të organizuar”, ka thënë Krasniqi.