Sunak në Izrael: Mbretëria e Bashkuar qëndron me ju

Pas mbërritjes në Izrael, kryeministri britanik, Rishi Sunak tha se sulmet e Hamasit më 7 tetor ishin një “akt i papërshkrueshëm, i tmerrshëm terrorizmi”, teksa përsëriti se Mbretëria e Bashkuar qëndron me Izraelin.
“Pres me shumë padurim takimet e mia më vonë me kryeministrin dhe presidentin dhe shpresoj shumë që ato të jenë takime produktive”, tha Sunak.
Në lidhje me sulmin në spitalin në Gaza, Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se ende nuk është e sigurt se çfarë e shkaktoi.
Autoritetet palestineze fajësojnë sulmet izraelite për shpërthimin në spital. Izraeli, nga ana tjetër, thotë se është shkaktuar nga një raketë e lëshuar nga Gaza, e destinuar për Izraelin./ BBC
/rtsh.al/