E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, zgjedhjet presidenciale, takimet e fundit

Zgjedhjet presidenciale ne Shtetet e Bashkuara jane te jashtezakonshme, pasi ato mund te sjellin fitoren e nje kandidati me ngjyre per here te pare ne histori.

Demokrati Barack Obama dhe republikani John McCain po bejne edhe mitingjet e fundit ne shtetet kryesore, ndersa neper televizione reklamat negative kane arritur ne kulmin e tyre.

Madje ne cdo dy-tre minuta neper televizione mund te shihen reklamat e Obames kunder McCain, qe e cileson ate si presidentin Bush, ndersa McCain thekson ne qender te reklamave te tij se Amerika nuk ka kohe per te provuar nje njeri pa pervoje.

Deputetja e Partise Socialiste, Arta Dade eshte pjese e delegacionit vezhgues te Asamblese se Parlamentit Europian per te vezhguar zgjedhjet.

Sipas saj, vezhgimi i zgjedhjeve nga OSBE behet per here te dyte dhe ne date 6 nentor do te pergatitet nje raport.

“Pse te mos vezhgohen zgjedhjet ne nje shtet-kontinent qe cilesohet si shembull i demokracise”, u shpreh Dade.

Ajo shprehu impresionimin per radhet e gjata qe mbajne njerezit per te votuar duke qendruar deri ne tre ore ne pritje.

Nderkohe redaktori i VOA-se, Ilir Konomi, duke iu fokusuar me shume emrit te presidentit te ri, mendon se Amerika mund te jete e gatshme per nje president afro-amerikan.

Gjithsesi duke pare gjithe ecurine e Obames, prej zgjedhjes se tij nga kampi demokrat, pas fitores ndaj kandidates tjeter demokrate, Hillary Clinton dhe deri ne marrjen e votes nga elektorati i bardhe, tregon se shanset per fitore jane te medha.

Gjithsesi shume njerez kane lene te kuptojne se raca do te jete vendimtare ne votimet e dites se neserme.

Sondazhet flasin per fitore te Obames, por a do te kene mundesi votuesit e pavendosur te permbysin shifrat paraprake?

Gjithcka do te vendoset neser ne votimet historike presidenciale amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›