SHBA, zgjedhjet të rëndësishme, 360 mijë $ për ti vëzhguar

Ndërsa klima politike vazhdon te jetë e ashpër dhe opozita ka bojkotuar KQZ-në dhe Komisionet e nivelit të dytë, edhe njeherë tjetër klasës politike dhe qytetarëve shqiptare iu bëhet thirrje për të vlerësuar rendësinë e zgjedhjeve për pushtetin vendor te 8 majit.
Ambasadori amerikanë në Tiranë Aleksandër Arvizu, në një takim me vezhguesit lokal per zgjedhjet ka deklaruar se SHBA-të do të japin për zgjedhjet e 8 majit 360 mijë dollarë, ndersa ka theksuar se ky proces është i rendesishem per Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.
Paralel me thirrjet per rëndesinë e zgjedhjeve , ambasadori amerikan u kërkoi edhe vezhguesve të kontribojnë për besueshmerinë e proçesit.
Prej disa ditesh, OSBE, BE dhe SHBA-të kanë përsëritur thirrje ku nënvizohet rendësia e zgjedhjeve të 8 majit, nderkohe që klima e mosbesimit mes maxhorancës dhe opozitës po vë në rrezik proçesin.